Keni ngrënë ndonjëherë puding me mish pule? Ja në cilin vend bëhet

  • 28 October 2019 - 15:15
 Keni ngrënë ndonjëherë puding me mish pule? Ja në cilin vend bëhet

Në Shopzkonak Pudding Shop, parajsa është një vend në Tokë. 

Këtu mund të hani mish pule për mëngjes, drekë, darkë dhe ëmbëlsirë (po, madje edhe ëmbëlsirë). 

Tavuk gö?sü, aka "pudingu i gjoksit të pulës", është një delikatesë e ëmbël turke që daton nga Perandoria Osmane. 

Dhe, askush nuk e njeh recetën ashtu si Mahmut Tak, kuzhinier mjeshtër dhe pronar i gjeneratës së dytë të Özkonak Pudding Shop. 

Pasi e mbajti gjallë pjatën e cila shkruan historinë e familjes së tij për kaq shumë vjet, ai shpreson të vazhdojë të përhapë dashurinë për këtë ushqim të shijshëm, turk.

Pudingu i realizuar me gjokse pule serviret bashkë me kanellë e cila i jep një shije vërtet të veçantë. Ky pudding ka disa faza. Zihet pula dhe më pas qumësht, sheqer, miell orizi. Përzihen të gjitha bashkë dhe shoqërohen me kanellë.

(Kosova Sot Online)