Momenti i tmerrshëm kur kobra ndjek pas burrin që e sulmon

  • 29 tetor 2019 - 11:47
Momenti i tmerrshëm kur kobra ndjek pas burrin që e sulmon

Ky është momenti plot nervozizëm kur një gjuetar gjarpërinjsh sulmohet nga gjarpri për të cilin ishte urdhëruar ta kapte.

Toni Harrison, 52 vjeç, nga Queensland, Australi, u punësua për t'u marrë me një gjarpër lindor kafe një nga zvarranikët më helmues në botë. 

Dhe ky gjarpër i veçantë nuk ishte në gjendje të kapej edhe pse ishin bërë disa tentativa më herët.

Pamjet e frikshme në video tregojnë krijesën e cila ndjek Harrison nga pas me gojën hapur dhe duke lëvizur me një shpejtësi të frikshme.

 Harrison tha: 'Kobra kafe lindore është kafsha e dytë më toksike në tokë në planet”. 

'Ajo është përgjegjëse për shumicën e kafshimeve në Australi. Nëse kafshoheni dhe nuk shkoni në spital do të rezultonte me shumë mundësi me vdekje”.

(Kosova Sot Online)