Teksa kërcente twerk në pub, i dashuri xheloz shokon të pranishmit me veprimin e tij

  • 30 October 2019 - 10:58
Teksa kërcente twerk në pub, i dashuri xheloz shokon të pranishmit me veprimin e tij

Teksa vajza po performonte kërcimin twerking është shkelmuar brutalisht në fytyrë nga një djalë që në mediat lokale thuhet se është i dashuri i saj.

Ngjarja ka ndodhur në Pojuca në Brazil.

 Arsyeja pse e goditi në fytyrë të dashurën e tij ishte mënyra e kërcimit të saj.

Në videon e publikuar në rrjete socilale shihet teksa e reja është duke kërcyer para një turme shikuesish kur në moment djali shkëputet dhe e qëllon atë në fytyrë.

Më pas kanë ndërhyrë rojet e sigurimit duke larguar djalin.

 Reagimi i dhunshëm i të dashurit xheloz ka nxitur një sërë reagimesh negative ndaj tij në internet.

Është e paqartë nëse policia braziliane nisi hetim ndaj të riut.

(Kosova Sot Online)