Dasma “lahet” në gjak, salla kthehet në “arenë” boksi

  • 31 October 2019 - 08:32
Dasma “lahet” në gjak, salla kthehet në “arenë” boksi

Dita e dasmës u kthye një tmerr për një çift në Wolverhampton (Mbretëri e Bashkuar) pasi filloi një sherr masiv.

Raportohet se tre persona u dërguan për mjekim në spital pas plagëve të marra. Mësohet se shkaku i zënkave ishte flirtimi mes dy personave  nga familja e nuses dhe e dhëndrit. E gjithë salla e ceremonisë u kthye në një “arenë” boksi ku u shkatërruan të gjitha tavolinat, gotat dhe karriget, të cilat të ftuarit i përdornin për të goditur njëri-tjetrin.

Pjesëtarët e orkestrës u terrorizuan ndërkohë që njëri prej tyre i bënte thirrje nëpërmjet mikrofonit dasmorëve, për të ndaluar dhunën. Videoja e sherrit masiv bëri xhiron e rrjetit për pak orë.

Sipas raportimeve policia nuk arrestoi asnjë person teksa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Një prej dasmorëve u shpreh se shkaku i sherrit ishte pija e tepërt si dhe flirtimi mes dy personave nga familjet e nuses dhe dhëndrit.

(Kosova Sot Online)