“Zjarr”, shkëmbi hidhet në erë nga qindra kilogram eksploziv

  • 01 November 2019 - 18:39
“Zjarr”, shkëmbi hidhet në erë nga qindra kilogram eksploziv

Ky është momenti kur ndodhin qindra shpërthime në mënyrë të sinkronizuar, duke krijuar një valë të ngjashme me ato të dominove që rrëzohen njëra pas tjetrës.

Videoja është bërë virale pas publikimit në Tik Tok nga Zacharia Mellon, ku shihet një hapësirë e madhe pothuajse sa një fushë futbolli në të cilën hapur 280 vrima dhe ishin vendosur qindra kg lëndë shpërthyese.

“Zjarr” , dëgjohet një burrë duke thënë në videon e publikuar në TikTok, që deri më tani ka gjeneruar mbi 400 mijë pëlqime.

Ky shpërthim i kontrolluar ka ndodhur në një minierë në veriperëndim të Wyoming gjatë gushtit të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)