Video tronditëse: Rrëshqitje masive dheu, humb jetën babai dhe tre fëmijët e tij

  • 03 November 2019 - 08:43
Video tronditëse: Rrëshqitje masive dheu, humb jetën babai dhe tre fëmijët e tij

Francisco Mujia Lux dhe tre fëmijët e tij, kanë humbur jetën, pasi shtëpia e tyre u shemb nga një rrëshqitje masive e dheut.

Trupat e tyre janë nxjerrë pas disa kohë kërkimesh, pasi në atë zonë të Guatemalës që ndodhet në kufi me Meksikën, pothuajse gjithçka ishte shembur.

Në momentin e rrëshqitjes së papritur, nëna dhe një prej fëmijëve ishin jashtë shtëpisë, duke shpëtuar kështu të palënduar.

Raportohet se rrëshqitja është shkaktuar nga shirat e vazhdueshëm të ditëve të fundit.

(Kosova Sot Online)