Shikojeni pamjet: Tre vajza rrihen barbarisht për një djalë

  • 06 November 2019 - 17:42
Shikojeni pamjet: Tre vajza rrihen barbarisht për një djalë

Një përleshje mes tre vajzave për një djalë, në një konvikt studentësh jashtë kampusit të qytetit në Atlanta, bëri që një tub uji të shpërthente dhe ndërtesa 9-katëshe të përmbytej.

Dëshmitarët okularë regjistruan një video me celular të momentit të përleshjes së grave me njëra-tjetrën.

Ngjarja e ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në një kompleks banimi, ku jetojnë studentët e Universitetit Shtetëror të Georgias.

Sipas policisë, 19-vjeçarja Tamia Robinson u përlesh me dy vajza të tjera në katin e nëntë të kompleksit.

Gjatë përleshjeve që pasuan një tub uji shpërtheu duke përmbytur të gjithë ndërtesën.

Robinson u arrestua me akuzën e dëmtimit të pronës dhe sjellje të çrregullt. Gjithashtu edhe vajza tjetër, 18-vjeçarja Tashiane Richardson që u përfshi në sherr u akuzua për sjellje të çrregullt.

(Kosova Sot Online)