E dinë vetëm dy njerëz në botë – kasaforta ku ruhet recepti më sekret në botë

  • 07 November 2019 - 08:12
E dinë vetëm dy njerëz në botë – kasaforta ku ruhet recepti më sekret në botë

Dr. John S. Pemberton 133 vjet më parë, konkretisht 8 maj 1866, krijoi një lëng që ai as që e dinte se do të ndryshonte botën – dhe do të bëhej pija më e njohur ndonjëherë.

Lëngu me ngjyrë karamel fillimisht u shit “në gota” në farmacinë Jacob’s Pharmacy në Atlanta. Pija tërhoqi shpejt klientët, dhe qysh në vitin 1894 ata filluan ta shisnin dhe shpërndanin atë edhe në shishe. Kur u lëshua në treg, Coca-Cola përmbante si kokainë ashtu edhe kafeinë. Kokaina u mor nga gjethet e kokës, dhe kafeina nga kola, një bimë frutat e së cilës janë të pasura me kafeinë. Meqenëse në anglisht këto fjalë fillojnë me C dhe K, pija mori emrin  Coca-Cola. Por ata ndryshuan shkronjën K në C për arsye marketingu. Emri Coca-Cola i është besuar Frank M. Robinson, partner i John S. Pemberton.

(Kosova Sot Online)