Mijëra adhurues luten në lumin e ndotur me shkumë toksike në Delhi

  • 09 November 2019 - 12:55
Mijëra adhurues luten në lumin e ndotur me shkumë toksike në Delhi

Fotografitë tronditëse tregojnë mijëra njerëz indianë që luten në një lumë pranë Delhit, i ndotur me shkumë toksike. 

Autoritetet shpallën një urgjencë shëndetësore në Delhi javën e kaluar, me ndotjen e ajrit aq të keqe sa shkollat u detyruan të mbyllen dhe numri i makinave në rrugë ishte i kufizuar.

Dhe problemi i ndotjes preku edhe lumin Yamuna, i cili siguron ujë të pijshëm për afro 20 milionë banorë të qytetit. 

Lumi ishte i mbushur me shkumë toksike, të shkaktuar pjesërisht nga nivele të larta të amoniakut që burojnë nga ndotësit industriale. 

Një festival Hindu pa mijëra adhurues që luteshin ndërsa qëndronin në shkumën toksike.

Por, pavarësisht nga pamjet befasuese, Delhi nuk renditet as në 10 qytetet më të ndotura në Indi.  

(Kosova Sot Online)