Çokollata e 'gjeneratës së katërt' quhet ‘Ruby’ dhe është ngjyrë rozë

  • 11 November 2019 - 13:40
Çokollata e 'gjeneratës së katërt' quhet ‘Ruby’ dhe është ngjyrë rozë

Një çokollatë "e gjeneratës së katërt", me një aromë të fortë, që të kujton manaferrat e egra, ka një ngjyrë të veçantë, që nuk është as e zezë, as e bardhë, por rozë. 

Është lançuar nga Nestle, duke saktësuar se prodhohet me fasule kakaoje "Ruby" nga pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Ekuadorin dhe Brazilin, dhe se procesi i tij i prodhimit përjashton përdorimin e ngjyrave, ngjyrimi i saj është plotësisht natyral.

U deshën dhjetë vjet studime për të zhvilluar një metodë inovative, me të cilën do të krijohej çokollata ‘Ruby’ e cila merr emrin nga vetë kokrra e kakaos po edhe për faktin se është ngjyrë rozë dhe është çokollata e gjeneratës së katërt.

(Kosova Sot Online)