Reagimi i vogëlushit pasi nëna nuk e puthi kur u nis për në punë

  • 11 November 2019 - 18:01
Reagimi i vogëlushit pasi nëna nuk e puthi kur u nis për në punë

2-vjeçari, Aleksandër Simos nga Florida është zemëruar shumë, pasi e ëma e tij ka shkuar në punë, pa e puthur.

Reagimi i vogëlushit është epik. Atij i duket e pabesueshme dhe është tejet i indinjuar me këtë veprim të së ëmës.

Videoja e xhiruar nga i ati është bërë virale, në internet. Shumë shpejt, videoja bëri xhiron e rrjetit.

Komentuesve online i është dukur tejet për të qeshur indinjimi i 2-vjeçarit.

Edhe pse vogëlushi nuk i shqipton ende mirë fjalët, mimikat dhe toni i inatosur i zërit e shprehin më së miri zemërimin e tij ndaj së emës që harroi ta puthte.


(Kosova Sot Online)