Mësuesja rreh me grushte nxënësen në klasë

  • 14 November 2019 - 12:08
Mësuesja rreh me grushte nxënësen në klasë

Publiku amerikan është shokuar nga videot e publikuara ku shihet se si një mësuese sulmon fizikisht njërin nga nxënësit, përcjell in7.

Incidenti ka ndodhur javën e kaluar në shkollën e mesme “Lyman” në Kyle, Texas, rreth 30 milje në jug të Austin.

Mësuesja 32 vjeçare, Tiffany Shadel Lankford është e akuzuar për shkaktim të lëndimeve të rëndë trupor.

Tashmë, ish-mësuesja ka paguar një kusht prej 10,000 dollarësh dhe është lënë e lirë. Por, nëse gjykata e dënohet për akuzën shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, ajo rrezikon burg nga 2 deri në 29 vjet.

(Kosova Sot Online)