Ngatërroi pedalin e frenave me të gazit, shoferi përplaset me pemën

  • 17 November 2019 - 07:48
Ngatërroi pedalin e frenave me të gazit, shoferi përplaset me pemën

Motoçiklisti që ishte duke hyrë në një udhëkryq në Guizhou të Kinës, ishte me fat që nuk u përplas me një makinë që doli jashtë kontrollit.

Shumë pranë tij, kaloi kjo makinë, shoferi i së cilës kishte ngatërruar pedalin e frenave me atë të gazit e për rrjedhojë  përfundoi i përplasur në një pemë.

Fatmirësisht askush tjetër nuk ishte në atë rrugë, ku shoferi kreu aksidentin.

Vënia e rripit të sigurisë, e shpëtoi shoferin nga ndonjë lëndim, megjithëse makina tij pësoi dëmtime të shumta.

 

(Kosova Sot Online)