E kishin prangosur për radiatori, i dyshuari kërcen nga kati i dytë i stacionit të policisë ruse

  • 19 November 2019 - 10:09
E kishin prangosur për radiatori, i dyshuari kërcen nga kati i dytë i stacionit të policisë ruse

Një moment bizar është filmuar nga një kalimtar rasti në Rusi, i cili ka arritur ta regjistroj momentin kur një i dyshuar kërcen nga dritarja e katit të dytë të stacionit të policisë, derisa njërën dorë e kishte ende të lidhur me pranga për radiatori të cilin gjithashtu e kishte marrë me vete.

Videoja tregon burrin e paemëruar që pa u hezituar hidhet nga dritarja dhe bie mbi një veturë me ngjyrë të kuqe, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.

Ngjarja ka ndodhur dhe është filmuar në qytetin e dytë më të madh në Rusi – Shën Petersburg. Por, është interesant se në momentin kur i dyshuari prekë në tokë, nga dritarja e cila kërceu shfaqet një polic që e kupton se personi që e kishte prangosur u arratis.

Nuk dihen arsyet pse ky person është dërguar në stacionin e policisë, apo nëse është kapur sërish nga autoritetet e sigurisë. Ai besohet se ishte lidhur me pranga për radiatori, por ai kishte arritur ta shkul dhe së bashku me të largohet nga stacioni.

(Kosova Sot Online)