Sasha, macja që udhëtoi 1931 km, ribashkohet pas 5 vitesh me pronarin

  • 21 November 2019 - 13:42
Sasha, macja që udhëtoi 1931 km, ribashkohet pas 5 vitesh me pronarin

Një mace e zezë u zhduk nga Portland për pesë vjet, duke mbërritur 1,931 km larg. Vetëm ai e njeh tërë historinë e udhëtimit të tij misterioz, por ja çfarë dimë ne.

Viktor Usov kishte kërkuar për macen e tij për pesë vjet. Fiks kur ai mendoi se kishte ndodhur më e keqja e madhe mori një telefonatë nga New Mexico.

Personi në anën tjetër të linjës ishte nga Strehëza e Kafshëve Santa Fe dhe i tha Usovit se kishin gjetur një mace të zezë 6-vjeçare, me qime të gjatë, për të cilët besonin se duhet të ishin pronarët. 

"Në asnjë mënyrë", tha banori i Oregon. "Kjo nuk mund të jetë macja ime. Ky duhet të jetë një keqkuptim”.

Shërbimet e Kafshëve Santa Fe kishin gjetur macen që endej rrugëve. Ata e sollën atë në strehën e kafshëve, ku ajo u vizitua për mikrobe apo ndonjë sëmundje dhe zbuluan se ajo kishte një mikroçip nën lëkurë i cili jepte informacione për pronarët.

Mikroçipet mund të ruajnë një numër identifikimi për kafshët shtëpiake dhe informacionin e kontaktit për pronarin. Kur strehimi skanoi Sasha, i çoi tek Usov.

"Kur dëgjuam se Sasha ishte gjetur kaq larg nga shtëpia, pas kaq vitesh larg familjes së saj, ne u ndjemë të nderuar që mundëm ta rikthenim në familjen e saj", tha zëdhënësi i American Airlines, Curtis Blessing për CNN. 

(Kosova Sot Online)