Gruaja e pastrehë ia kërkoi 25 centë për bukë, burri e vret me armë

  • 22 November 2019 - 08:19
Gruaja e pastrehë ia kërkoi 25 centë për bukë, burri e vret me armë

Një grua 31-vjeçare është gjuajtur me armë dhe ka mbetur e vdekur nga një burrë, të cilit dyshohet se i kërkoi 25 centë që të blinte bukë.

Kamerat e sigurisë incizuan ngjarjen, të ndodhur në Rio de Janeiro të Brazilit, në mëngjesin e të shtunës, shkruan Daily Mail.

Gjersa insistonte të kërkonte para, burri vazhdonte ta injorojë atë, deri në momentin kur filluan të shkëmbenin fjalë. Në ato momente, burri, i pa identifikuar, nxori armën nga brezi dhe e gjuajti me të gruan e pastrehë.

Arma me të cilën kishte gjuajtur dorasi ishte revolver 39 kalibër.

(Kosova Sot Online)