Mbresëlënës! Një kek si gjel deti, trendi i ri i festave
Ndërsa torta tradicionale e Krishtlindjes në botë bëhet me frutat e thata, një bukëpjekëse ka menduar diçka vërtet origjinale, të përziej ‘mbretin’ e tryezës festive (gjelin e detit) me ëmbëlsirën.
Si e ka bërë këtë?
Sarah Hardy, 49 vjeç, nga Anglia Lindore dhe themeluese e ‘The Edible Museum’, pranon se ndërsa krijimi i saj me temë shpendin mund të mos duket shumë joshës, por insiston që torta me erëzat e portokallit dhe rumit dhe me 'lëkurë' në shijen e marzipanit është vërtet ‘e dashur’ për qiellzën.
Dhe që nga postimi i një video të këtij krijimi në Instagram, është vlerësuar nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët po dashurojnë artin e saj ‘të ëmbël’ dhe plot mjeshtëri të gatimit.
Gjithsesi nuk mungoi as ‘syri kritik’, pasi shumë ndjekës e cilësuan ëmbëlsirën të pështirë.
(Kosova Sot Online)