Kapet Rex, krokodili me gjatësi 5 metër

  • 04 dhjetor 2019 - 12:43
Kapet Rex, krokodili me gjatësi 5 metër

Matt Wright, i ftuar i emisionit ‘National Geographic 'Outback Wrangler'’, pozoi për një foto me krokodilin gjigant të cilin e kishin lidhur dhe e kishin vendosur në një dyshek.

Ai tha se krokodili, i quajtur Rex nga fansat e tij, ishte i gjatë 5.1 metra.

Wright zbuloi se krokodili agresiv duhej të transferohej në një shtëpi të re të sigurt pasi kishte qenë duke ngrënë lopë në pronën e Territorit Verior.  

Matt merret vazhdimisht me zhvendosjen dhe sistemimin e kafshëve të egra në momentin kur ato rrezikojnë kafshët e tjera ose njerëzit.

Ai më shumë merret me zhvendosjen e krokodilëve në zonë dhe tregon se kjo gjë ka ndihmuar atë dhe banorët vendas të jetojnë të qetë. 

(Kosova Sot Online)