Termocentrali ishte në punë për 50 vite, shembet për 4 sekonda me eksploziv

  • 08 dhjetor 2019 - 08:34
Termocentrali ishte në punë për 50 vite, shembet për 4 sekonda me eksploziv

Katër kulla të një termocentrali në Angli u shkatërruan me shpërthim të komanduar të premten.

Termocentrali ishte ndërtuar në vitin 1963 dhe për më shumë se 5 dekada ishte shndërruar në një ikonë të Ajronbrixh, Shropshajër.

Në vitin 2012, termocentrali ndërpreu punën me qymyr dhe nisi të punonte me pelet.

Megjithatë, sipas ligjeve të reja të Bashkimit Europian për ndotjen, termocentrali duhet të ndërpriste totalisht punën pasi të kishte arritur një numër të caktuar orësh në aktivitet.

Dhe për këtë arsye kullat u shembën me eksploziv për vetëm 4 sekonda.

(Kosova Sot Online)