“Fundi i botës”: Brenda bunkerit që mund ta shpëtojë njerëzimin nga luftërat dhe ngrohja globale

  • 10 dhjetor 2019 - 08:15
“Fundi i botës”: Brenda bunkerit që mund ta shpëtojë njerëzimin nga luftërat dhe ngrohja globale

E ardhmja e racës njerëzore mund të varet nga ky bunker në mes të Rrethit Arktik.

Ky objekt i dedikuar për “fundin e botës”, përmban një resurs vital pa të cilin njerëzimi nuk mund të jetojë.

Nuk bëhet fjalë për bunkerin e mbushur me naftë, benzinë apo para, por për qindra mijëra të farave (grurë, misër etj)…

Ky bunker menaxhohet nga “Global Seed Vault” dhe është pjesë e arkipelagut Svalbard në Norvegji, ku brenda kësaj “ndërtese” janë fshehur 130 mijë vite të historisë së bujqësore.

Brenda mureve gjenden më shumë se 930 mijë lloje të farave për ushqim, që mund të jenë shpëtimtare për njerëzimin në  rast të shpërthimit të luftërave, ngrohjes globale që mund të shkatërrojë gjithçka që në mbjellim.

Bunker për ruajtjen e farave është i ndërtuar 150 metra nën një kodër.

Dyert kryesore të këtij bunkeri “për fundin e botës” janë të ndërtuara prej çeliku, dhe posedon edhe hyrje të veçantë për futjen dhe ruajtjen e farave tjera që futen brenda.

Por ky nuk është bunker i vetëm i këtij lloji, pasi ekzistojnë edhe 1700 tjerë në mbarë globin.

Ndërkaq, ideatorja e këtij bunkerit që është hapur në vitin 2008, Cary Fowler thotë se ideja për ndërtimin e tij i kishte ardhur në mendje gjatë viteve të 80-ta.

(Kosova Sot Online)