Hienat sulmojnë luaneshën, por gjërat ndryshojnë kur shfaqet “Mbreti i xhunglës”

  • 24 dhjetor 2019 - 11:03
Hienat sulmojnë luaneshën, por gjërat ndryshojnë kur shfaqet “Mbreti i xhunglës”

Një luan i madh ka arritur të frikësonte një numër hienash, pasi një luaneshë nuk arriti t’i largonte nga vakti i tyre.

Pamjet e pabesueshme të marra në Rezerva Kombëtare Maasai Mara në Kenia fillon me momentin kur luanesha tenton të afrohet drejt një kafshe “viktimë” të rrethuar nga hienat.

Por hienat duket se nuk kanë frikë dhe vazhdojnë të kafshojnë trupin e presë së tyre.

Ata arrijnë të largojnë luaneshën nga aty.

Megjithatë, shpejt, gjërat ndryshojnë kur shfaqet luani.

Këtë herë ata “fluturojnë” në të gjitha drejtimet, duke mos dashur një luftë me “Mbretin e xhunglës”. 

(Kosova Sot Online)