Një gropë e madhe hapet në asfalt derisa vetura ishte në lëvizje, kamerat e sigurisë filmojnë momentin

  • 02 January 2020 - 08:16
Një gropë e madhe hapet në asfalt derisa vetura ishte në lëvizje, kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Rruga e asfaltuar ndonjëherë mund të jetë ‘e mbushur’ me kurthe që mund t’ju lënë pa mend.

Një gjë e tillë i ndodhi edhe një shoferi në njërën nga rrugët e shtetit amerikan Pennsylvania.

Makina u përmbyt në një gropë që ‘doli’ papritmas në rrugë derisa ajo po i afrohej një kryqëzimi në Easton.  Videoja e kamerës kapi momentin kur SUV ra në gropë në pjesën jugore të qytetit.

Për fat të mirë, nuk u raportuan lëndime dhe shoferi ishte në gjendje të dilte nga automjeti me kohë, raporton CNN.

(Kosova Sot Online)