Momenti kur rrota shkëputet nga avioni, menjëherë pasi ngrihet në fluturim

  • 07 January 2020 - 17:29
Momenti kur rrota shkëputet nga avioni, menjëherë pasi ngrihet në fluturim

Disa pamje të publikuara në internet tregojnë momentin kur aeroplani “humb” një rrotë gjatë ngritjes.

Pamjet janë marrë nga një pasagjer i Air Canada dhe tregojnë momentin kur shihen shkëndija që dalin, ndërsa rrota rrotullohet përgjatë pistës.

Dhe menjëherë pasi aeroplani largohet nga pista, rrota shkëputet dhe bie në tokë.

Për fat të mirë, nuk është raportuar për ndonjë lëndim në mesin e 49 pasagjerëve dhe tre anëtarëve të ekuipazhit dhe aeroplani është riparuar në Montreal.

(Kosova Sot Online)