Hyri për të grabitur në fast-food, hajdutin e zë gjumi pasi ushqehet

  • 11 January 2020 - 09:51
Hyri për të grabitur në fast-food, hajdutin e zë gjumi pasi ushqehet

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person u fut nga dritarja në “Fast Food” në orët e para, mëngjesin e Krishtlindjes. Por në ndryshim nga vjedhjet e tjera, kur hajdutët tentojnë të marrin sa të mundin në një kohë sa më të shkurtër, ky person e merr me qetësi.

Fillimisht gatuan dhe më pas kishte kohë edhe për një sy gjumë!

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa hajduti u largua pasi mori edhe një laptop dhe një tablet.

(Kosova Sot Online)