Kaloi me kujdes murin, do të çuditeni nga arsyeja që kishte elefanti

  • 13 January 2020 - 17:26
Kaloi me kujdes murin, do të çuditeni nga arsyeja që kishte elefanti

Me të parë se në oborrin e parkut nacional në South Langwa të Zambisë nuk kishte njeri, një elefant kaloi muret me kujdes, që të merrte disa mango nga pema.

Vizitorët vetëm sa ishin kthyer nga shëtitja e pasdites, kur kafsha gjigante, po kalonte me shumë kujdes murin e lartë 1.5 metra, ndërsa lëvizte ngadalë nëpër hapësirën me nivele.

Ata e filmuan fshehurazi elefantin, derisa mblodhi frutat në mënyrë që të mos e shqetësojnë derisa të kthehet prapa.

Zakonisht, kjo kafshë është shumë e afërt me vizitorët e shumtë, duke mos hezituar që të qëndrojnë para tyre edhe kur dëshirojnë të bëjnë fotografi.

Por, deri më tani, nuk ishte parë të kalonte muret, për të hyrë në oborre ku qëndrojnë vizitorët.

Në bazë të komenteve të shumta, është thënë se ai e dinte nga po shkonte, meqenëse e kishte mësuar rrugën.

(Kosova Sot Online)