‘Udhëtari’ në kohë tregon çfarë do të ndodh në vitin 2075: Ky vend do të përmbytet në ujë

  • 14 January 2020 - 10:42
‘Udhëtari’ në kohë tregon çfarë do të ndodh në vitin 2075: Ky vend do të përmbytet në ujë

Para se kalendari të ndërrohej duke shënuar fillimin e një dekade të re, një djalosh mori një iniciativë shumë ndryshe nga gjithë të tjerët.

I famshmi Kasper, i cili publikon video në Youtube ku supozohet se udhëton në kohë, tregoj një fotografi së fundmi se si do dukej Los Angeles 55 vjet më pas. Dhe si çdo video e tij e cila bën që ai të mos duket, ka marrë mbi 1 milion shikime. Në këtë rast, duart e djaloshit ishin të mbuluar (për arsye që nuk dihen ende), dhe fotografia e bërë në 2075 dukej e dyshimtë.

Ai tha se Los Angeles do mbulohet nga uji në 2063, dhe tregoj pamje se si do dukej kur qyteti do përmbytej nga uji në të ardhmen. Të gjithë pyesin se ”Si mund të jesh një person që paraqitesh nga e ardhmja”? tha Kapser, duke thënë se ai është rritur nga dy robotë.

”Të udhëtosh në kohë është gjë e vërtetë. Jo vetëm që është e vërtetë por ndodh te secili nga ju. Shumica e njerëzve në 2019 nuk kanë ide për teknologjitë sekrete e të fshehura nga ta, por këto teknologji ekzistojnë.”

Kjo teknologji që do ju mundësojë të udhëtojë në kohë sipas Kasper, do zbulohet në 2028 dhe në 2021, do publikohet vetëm një mundësi teknologjike që i bën njerëzit të jetojnë më gjatë. Ndërsa ngjarjet tjera do varen nga aftësia e njerëzve, madje ai tha se njerëzit do takohen shumë shpejt edhe me alienët.

Sa i përket Los Angeles, ai tha se përmbytja do shkaktohet si pasojë e ngrohjes globale, por sipas tij ekzistojnë disa zgjidhje që do ndalojnë përmbytjen e këtij qyteti. Edhe nëse nuk i besoni Kasper, dhe do ishte shumë e drejtë të mos i besoni, ai tha se do ju tregoj edhe më shumë prova njerëzve nga e ardhmja.

(Kosova Sot Online)