Kanguri që vazhdon të përqafojë vullnetarët që i shpëtuan jetën, ja momentet e emocionuese në Australi

  • 16 January 2020 - 16:28
Kanguri që vazhdon të përqafojë vullnetarët që i shpëtuan jetën, ja momentet e emocionuese në Australi

Ne mund të mendojmë se jemi më të aftë të tregojmë ndjenja me shumë vlera, siç janë falënderimi dhe mirënjohja, por e vërteta është se mund të befasohemi nga mençuria dhe ndjeshmëria e kafshëve që shpesh janë më “njerëzore” sesa ne. Kafshët, në pastërtinë e sinqeritetin e tyre, mund të na mësojnë shumë se si duhet të sillemi, dhe ngjarja për të cilën po ju tregojmë sot është pikërisht kjo, një mësim i shkëlqyer nga ata për ne, i cili ka mirënjohjen si temë kryesore.

Një kangur femër trembëdhjetë vjeçare, e quajtur Abigail u shpëtua rreth dhjetë vjet më parë nga vullnetarët, dhe ka vazhduar t’u tregojë atyre mirënjohjen e saj që nga ajo kohë, duke i përqafuar në çdo rast. Ajo, e cila jeton në kopshtin e Kangurëve në Alice Spring, (Australi), humbi nënën e saj kur ishte disa muajshe, dhe kur kangurët humbasin nënën e tyre, ata përballen me shumë rreziqe, kështu që nismat si kjo, të cilat mbrojnë kafshët, janë kaq të rëndësishme sepse ofrojnë strehim, ushqim, kujdes dhe gjithashtu shumë dashuri.

Chris Brolga, themeluesi i kopshtit, u frymëzua të strehojë kur mësoi se qendra më e afërt shëndetësore në shkretëtirë ishte 1.500 kilometra larg. Në një hapësirë 188 hektarë, si kafshët dhe vizitorët mund të marrin një përvojë pozitive dhe të jetojnë momente të veçanta si ato të Abigail me rojet e saj. Një tjetër shembull i shkëlqyer i mirënjohjes së kafshëve që qarkullon në internet është ai i një këlyshi ariu, të shpëtuar nga një zjarr, gjithashtu në Australi.

Ne e dimë që kohët e fundit vendi ka pësuar shumë zjarre pyjesh, të cilat po shkaktojnë humbje të pariparueshme. Deri më tani, vlerësohet se mbi 500 milion kafshë kanë ngordhur për shkak të kësaj katastrofe. Ky është një numër jashtëzakonisht shqetësues dhe po mobilizon njerëzit që të ndihmojnë, të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të shpëtuar jetën e kafshëve. Në këtë ngjarje, një burrë guxoi të lirojë një këlysh ariu të bllokuar në flakët e pyllit. Pas shpëtimit, ariu i vogël nuk e la kurrë, duke e ndjekur dhe përqafuar me dashuri.


(Kosova Sot Online)