Qyteti “pushtohet” nga lakuriqët e natës

  • 26 January 2020 - 09:40
Qyteti “pushtohet” nga lakuriqët e natës

Qyteti Ingham që ndodhet në Queensland të Australisë, është mbuluar nga një numër i madh lakuriqësh.

Ramon Jayo është kryetari i qytetit, që ka kërkuar të bëhen intervenime të menjëhershëm në zhdukjen e këtij fenomeni, ndërsa shtoi se mund ta shpallë edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

“Kanë mbuluar zonat kryesore dhe më të ndjeshme si spitalet, shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Si pasojë e tyre, mund të kemi humbje shumë të mëdha”, ka thënë Jayo.

Në pamjet e shpërndara, shihet një helikopter që bën manovra në qiell,  pasi nuk mund të ulet, si pasojë e lakuriqëve të shumtë.

Gjendje e njëjtë është edhe pranë aeroporteve, duke shkaktuar vonesa në ngritjen e aeroplanëve apo uljen e tyre.

(Kosova Sot Online)