Momenti i jashtëzakonshëm kur mjekët përdorin dritën e telefonit për të larguar tumorin e një pacienti

  • 29 January 2020 - 20:38
Momenti i jashtëzakonshëm kur mjekët përdorin dritën e telefonit për të larguar tumorin e një pacienti

Pamje të jashtëzakonshme janë këto, kur disa neurokirurgë përdorin dritën e telefonit pasi që ndërpritet rryma.

Ndërhyrja kirurgjike në fjalë ka ndodhur në Spitalin Barros Luco Trudeau në San Migel, Kili. Kjo video u bë virale në Facebook.

Pacienti po operohej për tumor në kokë.

Zyrtari i këtij spitali ka thënë se gjeneratori që ndizet automatikisht në këso momente dështoi.

Ai tregoi se familjarët ishin informuar për incidentin pasi që operacioni përfundoi me sukses, raporton Daily Mail.

Raportimet thonë se kirurgët në këtë spital janë në grevë pasi që tani kërkojnë të ju plotësohen kushtet elementare për punë.

(Kosova Sot Online)