Momenti dramatik i shembjes së stadiumit prej akulli që i merr jetën një personi

  • 31 January 2020 - 17:14
Momenti dramatik i shembjes së stadiumit prej akulli që i merr jetën një personi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ditën e sotme, ku një stadium prej akulli i lojës hokej u shemb, duke i marrë jetën një punëtori.

Ngjarja ndodhi Shën Petersburg, ndërsa viktimë mbeti Matvey Kucherov, 29-vjeç, i cili humbi jetën nën rrënoja, pa mundur të ngjitej në vinç, ndërsa struktura shembej.

Skena e tmerrshme u kap nga një dron, ndërsa tragjedia ndodhi kur punëtorët ishin duke pastruar stadiumin.

(Kosova Sot Online)