Plas grushti, këngëtari i njohur godet punonjësin e hotelit

  • 16 February 2020 - 14:14
Plas grushti, këngëtari i njohur godet punonjësin e hotelit

Rod Stewart, këngëtari i mirënjohur teksa ka qenë në një hotel luksoz, ka goditur me grushta një roje sigurie në hotelin ku po qëndronte në Florida, SHBA.

Në videon e publikuar nga Dailymail këngëtari 75-vjeçar shihet teksa kërcyen dhe pasi bën një përshëndetje naziste ai dhunon rojen e hotelit.

Menjëherë pasi videoja është bërë virale, Stewart është arrestuar nga autoritet përkatëse dhe pritet të dalë përpara gjykatës, ndërsa rrezikon të vuajë deri në 1 vit burg.

Ndërkohë sipas mediave të huaja është mësuar se shkak i këtij incidenti, ka qenë fakti që roja nuk e ka lejuar këngëtarin të shkonte pranë zonës së fëmijëve në hotel.

(Kosova Sot Online)