Kjo është arma më vdekjeprurëse e krijuar nga njeriu: Mbi 280 qytete do bëheshin shkrumb radioaktiv për gjysmë ore

  • 21 shkurt 2020 - 12:54
Kjo është arma më vdekjeprurëse e krijuar nga njeriu: Mbi 280 qytete do bëheshin shkrumb radioaktiv për gjysmë ore

Nëndetëset bërthamore janë të pajisura me raketa të fuqishme bërthamore që janë arma më vdekjeprurëse që njerëzimi ka shpikur.

Revista National Interest renditi disa prej tyre, prodhim amerikan e rus që mund të shkatërrojnë botën, e më e para është nëndetësja bërthamore e klasës “OHIO”  e marinës së SHBA’së, që në kohën e luftës së ftohtë kishte mundësi që në më pak se gjysmë ore të bënte shkrumb radioaktiv 280 caqe të madhësisë së një qyteti.

Marina Amerikane ka në përdorim 18 nëndetëse bërthamore aktive të klasës “Ohio”.

Pas kësaj nëndetëse vjen nëndetësja “Colombia”, ndërtimi i së cilës duhet të nisë këtë vit në SHBA.

Nga nëndetëset ruse, përmenden ajo që konsiderohet “më e heshtura“Borey-A” e armatosur me raketa R-30 “Bulava” si dhe nëndetësja “Delfin” e pajisur me raketat balistike “Sineve”.

(Kosova Sot Online)