Pamje nga ajri: Radhë të gjata për të blerë maska në Korenë Jugore

  • 24 February 2020 - 14:24
Pamje nga ajri: Radhë të gjata për të blerë maska në Korenë Jugore

Në disa pamje të publikuara në internet shihet një varg i gjatë prej qindra personave, të cilët presin në radhë për të blerë maska në një dyqan.

Tërë këta njerëz u mblodhën para dyqanit E-mart, i cili po ofron maska me çmim 50 për qind më të lirë se dyqanet e tjera, shkruan “The Guardian”.

Ndryshe, autoritetet e Koresë Jugore e kanë aktivizuar nivelin më të lartë të alarmit për sëmundje ngjitëse, për herë të parë që nga viti 2009, kur ishte përhapur gripi H1N1.

Koreja Jugore i raportoi 231 raste të reja të hënën, duke e çuar në 833 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

(Kosova Sot Online)