Pasagjeri me maskë e lëpin dorën dhe prek mbajtëset e trenit, arrestohet nga policia

  • 11 March 2020 - 13:06
Pasagjeri me maskë e lëpin dorën dhe prek mbajtëset e trenit, arrestohet nga policia

Një pasagjer është arrestuar pasi u incizua duke e lëpirë dorën dhe duke e fërkuar atë në njërën nga mbajtëset e trenit. Autoritetet u detyruan që ta largojnë trenin nga shërbimi që i tërë mjeti të dezinfektohet.

Personi i paidentifikuar, i cili mund të jetë i infektuar me koronavirus, shihet duke e larguar maskën e më pas duke e lëpirë dorën.

Më pas, ai e fërkon mbajtësen e trenit me dorën e lagur. I tërë veprimi i tij duket i qëllimshëm dhe keqdashës, shkruan “Daily Mail”.

Kompania përgjegjëse për transportin lokal tha: “Personi është arrestuar nga policia dhe nga shërbimi i sigurimit. Treni është larguar nga shërbimi dhe është dezinfektuar.”

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë njoftoi se numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në mbi 250, ndërsa të mërkurën është shënuar viktima e parë.

(Kosova Sot Online)