Video që të rrëqeth trupin, kështu po e lufton Italia koronavirusin – është bërë virale

  • 14 March 2020 - 10:07
Video që të rrëqeth trupin, kështu po e lufton Italia koronavirusin – është bërë virale

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi.

Tashmë, e gjithë Italia është zonë e kuqe dhe të gjithë, pothuajse të gjithë, janë vet-izoluar, duke u munduar të luftojnë këtë virus vdekjeprurës që ka kapluar gjithë botën.

Një video e shfaqur në internet, është bërë virale dhe tashmë ka marrë miliona shikime.

Qindra njerëz shihen duke kënduar në ballkonet e shtëpive të tyre, të cilët janë të izoluar për shkak të CONVID-19.

Kjo video duke kënduar himnin është bërë virale.

Koronavirusi ka ndalë gjithë futbollin nëpër botë.

Tani për tani, gjitha kampionatet pothuajse janë suspenduar.

Edhe ndeshje të shumta ta kombëtareve të parapara të zhvillohen në fund të muajit mars dhe në fillim të prillit, janë anuluar.

FIFA ka kërkuar që të anulohen gjitha, përfshirë edhe ajo mes Maqedonisë dhe Kosovës, që do të luhej në kuadër të play-off të Nations League në luftën për një vend në Kampionatin Evropian, që gjithashtu rrezikon të shtyhet.

Pavarësisht datave që kanë dhënë ligat, ende nuk dihet se kur do të nisin kampionatet, e gjithë kjo për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës CONVID-19. 

(Kosova Sot Online)