Spanjollja 101-vjeçare mposht koronavirusin, del nga spitali me duartrokitje

  • 05 prill 2020 - 10:18
Spanjollja 101-vjeçare mposht koronavirusin, del nga spitali me duartrokitje

Një grua 101-vjeçare, Encarnacion Buisan, ka arritur të mposhtë koronavirusin në spitalin e Huesca-s, në Spanjë, pasi u regjistrua si pacientja e parë në qytet.

Ajo u nxor nga spitali dy javë pasi u shtrua, dhe mjekët e përcollën me duartrokitje.

Vajza e saj tha në një intervistë për mediat se dëshironte që rasti i nënës së saj të ishte një shembull shprese për të gjithë.

Spanja është vendi i dytë në botë me më shumë vdekje nga koronavirusi, me 11.744 të vdekur.

Për sa i përket numrit të personave të infektuar, Spanja renditet e dyta, me 124.736 raste.

(Kosova Sot Online)