Spanjolli vjedh dy milionë maska, zbraz depon me materiale sanitare

  • 07 prill 2020 - 09:48
Spanjolli vjedh dy milionë maska, zbraz depon me materiale sanitare

Policia spanjolle ka arrestuar një biznesmen nga Santiago de Kompostela në veri të Spanjës, si i dyshuar për vjedhjen e materialit sanitar përfshirë dy milionë maska mbrojtëse.

Materiali është vjedhur nga një depo, kurse vlera e tij kapë shumën e mbi pesë milionë eurove.

“Gjithçka është zhdukur”, ka deklaruar për televizionin spanjoll TVE, Alfonso Prensa, nënkryetar i qeverisë rajonale të Galicisë.

Kompania nga depoja e të cilës janë vjedhur materiale sanitare merret me shitjen e maskave, dorëzave kirurgjikale, rrobave mbrojtëse dhe preparateve të ndryshme për dezinfektim.

(Kosova Sot Online)