“Dëshiron të përleshemi?”- Aktori i njohur kap fansen për fyti dhe e përplas në tokë

  • 07 April 2020 - 16:03
“Dëshiron të përleshemi?”- Aktori i njohur kap fansen për fyti dhe e përplas në tokë

Një video e aktorit të njohur Ezra Miller duke kapur për fyti një vajzë dhe duke e përplasur për tokë është bërë virale.

Ngjarja ndodhi në  një bar në Reykjavík, Islandë.

Në video aktori i Fantastic Beasts dëgjohet duke pyetur vajzën: Dëshiron të përleshemi?

Më pas ai e kap gruan për qafe dhe e përplas në tokë.

Videoja origjinale është fshirë nga media sociale por është ripublikuar nga një person tjetër dhe më pas është përhapur në të gjithë botën.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka mes tyre apo nëse aktori ishte i acaruar me gruan ndaj e hodhi në tokë.

Megjithatë disa burime thotë se incidenti nuk ishte shaka por Miller u zemërua pasi një grup adoleshentësh, fansa të tij, iu afruan.

(Kosova Sot Online)