Doktori ka zbuluar teknikën e frymëmarrjes, e cila mund të zbutë simptomat e sëmundjes Covid-19

  • 08 prill 2020 - 08:33
Doktori ka zbuluar teknikën e frymëmarrjes, e cila mund të zbutë simptomat e sëmundjes Covid-19

Doktori ka zbuluar teknikën e frymëmarrjes, e cila mund të zbutë simptomat e sëmundjes Covid-19

Dr. Sarfaraz Munshi, udhëheqës i kujdesit urgjent në Spitalin Kwins në Britani të Madhe, ka ndarë teknikën e frymëmarrjes, e cila do të mundë të zbutë simptomat e coronavirusit

Dr. Munshi thotë që këtë teknikë e ka zhvilluar kolegia e tij, Su Eliot, kryeinfermiere, e cila rregullisht përdor këtë teknikë te pacientët të cilët janë në Klinikën e Kujdesit Intensiv.

Si funksionon kjo teknikë?

Për fillim duhet t’i bëni pesë frymëmarrje të thella dhe t’i mbani çdo herë nga pesë sekonda. Në frymëmarrjen e gjashtë mbani frymën pesë sekonda, pastaj kollituni, duke mbuluar gojën.

Pastaj përsëriteni këtë procedurë.

Hapi tjetër është të shtrihen në bark në krevat me jastëk nën ju dhe gjashtë minutat e ardhshëm merrni frymë më thellë se zakonisht.

– Kjo është pjesa më e rëndësishme, sepse shtrirja në shpinë mund t’ju mbyllë rrugët e vogla të frymëmarrjes.

Keni parasysh që pjesa më e madhe e mushkërive është në shpinë, jo në pjesën e parë meqenëse me shtrirje në shpinë mbulohen rrugët e vogla të frymëmarrjes.

Kjo nuk është mirë gjatë periudhës së infeksionit dhe mund të çojë deri te atelektaza, e cila mund të çojë deri te përflakja sekondare e mushkërive dhe mund të përkeqësojë gjendjen tuaj – ka shpjeguar doktori.

(Kosova Sot Online)