Qytetarët duartrokasin mjekët, këta të fundit e duartrokasin një taksist

  • 20 April 2020 - 09:22
Qytetarët duartrokasin mjekët, këta të fundit e duartrokasin një taksist

Një video e xhiruar në një spital të Spanjës, ku shihet stafi mjekësor që duartroket një shofer taksi i cili merrte dhe dërgonte falas pacientë me koronavirus, është bërë virale.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë kohës së pandemisë ka ndihmuar ata që kishin më shumë nevojë, duke rrezikuar ndërkohë shëndetin e tij.

Pasi u thirr për të marrë një pacient, taksisti befasua kur shikoi të gjithë stafin mjekësor të rreshtuar për ta duartrokitur në momentin që ai hyri në spital.

I befasuar, ai bëri një gjest me duar si për të thënë që duartrokitja është e tepërt. Më pas, bëri me duar një gjest përqafimi për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Duke qenë se shoferi nuk u merrte para’ pacientëve, spitali i dha një zarf të mbushur me para.


(Kosova Sot Online)