Amerikanët e shëtisin qenin e tyre me dron shkaku i karantinës

  • 22 April 2020 - 09:07
Amerikanët e shëtisin qenin e tyre me dron shkaku i karantinës

Një pronar i një qeni të racës husky e ka përdorur dronin për ta shëtitur kafshën nëpër rrugë për shkak të masave kufizuese që janë vendosur si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Qeni 9 vjeç, i quajtur Nika, kishte mundësi të shëtitej rrugëve të qytetit Madison të shtetit amerikan Ëisconsin, përderisa pronarët e tij, Jonathan dhe Kaitlin, e respektuan distancën sociale.

Litari i qenit tërhiqej nga droni që qëndronte rreth dy metra mbi të. Kafsha e kuptonte që është koha për ta nisur ecjen kur droni filloi ta tërhiqte litarin përpara.

Çifti i ka edhe dy qen të tjerë në shtëpi, ku njëri prej tyre gjithashtu është i racës husky, shkruan “Daily Mail”.

Videoja e shëtitjes së qenit me dron është publikuar në llogarinë e tyre në Instagram, ku i kanë mbi 200 mijë ndjekës dhe tashmë është bërë mjaft e popullarizuar.

(Kosova Sot Online)