Gazetari raportim live nga shtëpia, i veshur me xhaketë dhe këmishë por pa pantallona

  • 29 April 2020 - 14:10
Gazetari raportim live nga shtëpia, i veshur me xhaketë dhe këmishë por pa pantallona

Një video e një gazetari në live në një televizion amerikanë është bërë virale në mediat sociale.

Will Reeve u shfaq live nga shtëpia e tij në “Good Morning America” në ABC News i veshur me xhaketë dhe këmishë.

Por kamera kapi një detaj shumë qesharak gjatë transmetimit live.

Në një moment u filmua pjesa e poshtme e trupit të gazetarit, i cili nuk kishte veshur pantallona.

Dhe ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga teleshikuesit.

(Kosova Sot Online)