Majmuni që ‘grabiti’ bankën, policia nxiton për në skenën e krimit vetëm për tu shokuar…

  • 07 May 2020 - 16:49
Majmuni që ‘grabiti’ bankën, policia nxiton për në skenën e krimit vetëm për tu shokuar…

Policia indiane nxitoi të mbërrinte në skenën e një grabitje banke në kryeqytet, vetëm për të zbuluar se krimineli ishte një majmun.

Oficerët në New Delhi u thirrën në një ATM të një banke shtetëore, pasi makineria u raportua e nxjerrë jashtë funksionit.

Duke dyshuar për një vjedhje në tentativë, policët panë filmimet dhe u shokuan nga ajo që panë. ‘Grabitësi’ ishte një majmun kurioz, i cili kishte arritur të rrëzonte makinerinë dhe ta hiqte atë nga priza.

(Kosova Sot Online)