Po bëheshin gati të varrosnin familjarin, dukej sikur po ua “bënte me dorë” nga paneli i xhamit

  • 14 May 2020 - 08:42
Po bëheshin gati të varrosnin familjarin, dukej sikur po ua “bënte me dorë” nga paneli i xhamit

Ky është momenti rrëqethës kur një trup që ishte futur në arkivol, ua “bën me dorë” personave që po bëheshin gati ta varrosin.

Personi po varrosej sipas riteve të krishterëve në qytetin Manado në veri të Sulawesi të Indonezisë.

E kur familjarët dhe miqtë që ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe po luteshin para tij, në një moment dukej sikur po lëvizte dorën dhe gishtat nën panelin e xhamit brenda arkivolit.

“Zoti ka thënë në librin e Xhonit. Jam rezonimi i jetës. Kushdo që beson në mua do të jetojë edhe pse do të vdesë”, dëgjohet duke thënë prifti në ato momente

E pa kaluar shumë sekonda, shihet dora duke lëvizur brenda arkivolit. Megjithatë nuk dihet nëse ishte ende gjallë apo dikush ta ketë kontrolluar për t’u siguruar se vërtetë ka vdekur. 

 

(Kosova Sot Online)