Vendi më pak i imagjinueshëm bëhet burim studimi për përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth virusit

  • 15 May 2020 - 23:12
Vendi më pak i imagjinueshëm bëhet burim studimi për përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth virusit

Shkencëtarët në fushën e mbikëqyrjes së ujërave të zeza, të njohur si epidemiologjia e ujërave të zeza, thonë se testimi i mbeturinave njerëzore në sistemet e kanalizimeve për COVID-19 mund të ndihmojë në zbulimin dhe përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth virusit.

Hulumtimet në një numër vendesh kanë treguar që COVID-19 mund të zbulohet në ujërat e zeza, duke përfshirë një studim në Paris nga autoriteti i ujit i qytetit i cili gjeti një lidhje të drejtpërdrejtë midis niveleve të virusit në kanalizime dhe numrit të infeksioneve në qytet.

Dhe ndërsa qytete në të gjithë botën dalin nga bllokimi, shkruan “France24”, ndjekja e shkallës së koronavirusit në kanalizime mund të sigurojë një paralajmërim të hershëm nëse normat e infeksionit fillojnë të rriten përsëri.

“Shumica e njerëzve e dinë që ju lëshoni shumë viruse përmes grimcave të frymëmarrjes dhe pikave në mushkëri. Por në fakt, ajo që dihet më pak është se në të vërtetë lëshoni më shumë grimca të vogla virale në jashtëqitje sesa nga mushkëritë. Pra, në thelb ne po e përdorim atë”, -tha për “Reuters”, Davey Jones, profesor i shkencës së mjedisit në Universitetin Bangor në Uells.

Teknika tashmë është përdorur në luftën për të zhdukur poliomielitin dhe për të gjurmuar rezistencën e antibiotikëve në bagëti dhe mund të jetë një alternativë më e lirë dhe e shpejtë për të gjurmuar COVID-19.

“Ne thjesht mund të vëzhgojmë sasitë e virusit – në thelb të vdekur – në ujërat e zeza dhe ta përdorim atë si një mjet monitorimi për të punuar në thelb se sa njerëz në popullatë kanë kontraktuar sëmundjen. Dhe në thelb, pavarësisht nëse është në rritje apo rënie”, tha profesori Davey. “[Dhe] nëse gjëra të tilla si masat e bllokimit janë duke funksionuar”.

(Kosova Sot Online)