Maskat mbrojtëse kundër Covid-19: Si t’i bëni në shtëpi?

  • 18 May 2020 - 21:56
Maskat mbrojtëse kundër Covid-19: Si t’i bëni në shtëpi?

Disa nga autoritetet mjekësore më të besuara, si Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve apo Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë sugjeruar vazhdimisht mbajtjen e maskave për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sigurisht që siguria e maskave është e kufizuar, sepse virusi mund të transmetohet në të tjera forma (si prekjet), por është shumë më mirë sesa të mos përdorësh fare.

Përsa i përket maskave të bëra në shtëpi, sigurisht që shkalla mbrojtëse nuk është e njëjtë me maskat kirurgjikale, mirëpo edhe në këtë rast ekspertët thonë se janë më mirë sesa të mos vendosësh fare.

Maskat në shtëpi, të cilat ju kursejnë para dhe mund të lahen, këshillohet që të krijohen me materiale të plota, si pambuk për shembull, shkruan anabelmagazine. Në vijim gjeni disa video ilustruese se si mund t’i realizoni:

(Kosova Sot Online)