Protesta në heshtje, stafi mjekësor në Blegjikë ia kthejnë shpinën kryeministres

  • 19 May 2020 - 09:09
Protesta në heshtje, stafi mjekësor në Blegjikë ia kthejnë shpinën kryeministres

Stafi mjekësor në Belgjikë kanë protestuar në heshtje duke ia kthyer shpinën kryeministres gjatë një vizite në njërin prej spitaleve në Bruksel.

Kryeministrja e Belgjikës Sophie Wilmès u prit jo mirë nga stafi mjekësor në spitalin Shën Peter në Bruksel gjatë një vizite zyrtare. Një video ku shfaqen bluzat e bardha duke i kthyer shpinën politikanes është bërë virale në rrjetet sociale. Në Belgjikë janë raportuar mbi 9000 vdekje nga COVID-19.

“Protestë kundër kryeministres Sophie Wilmes, në spitalin Shën Peter në Bruksel”, shkruan një gazetar në Twitter, ku ka shpërndarë edhe videon.

Sipas mediave në Brukses, kjo pritje e ftohtë erdhi si kundërpërgjigje ndaj qeverisë në Bruksel për mbështetjen e pakët që ka treguar ndaj bluzave të bardha që janë në front të parë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Përveç zhgënjimeve nga ulja në buxhet dhe pagave të ulëta, mjekët gjithashtu janë të zhgënjyer për faktin që qeveria është përpjekur që të “rekrutojë staf të pakualifikuar për të mbështetur personelin infermieror, në vend që të punësojnë profesionistë me eksperiencë”, raportojnë mediat.

(Kosova Sot Online)