Kjo video është parë mbi 1 miliard herë: Bebushi hero mbron gjyshen e vet nga policia

  • 22 May 2020 - 22:45
 Kjo video është parë mbi 1 miliard herë: Bebushi hero mbron gjyshen e vet nga policia

Ky është një hero i vogël.
Kjo video ishte përhapur gjerësisht në mediat sociale kineze në ditën e publikimit, rreth dy vite më parë dhe tani ka marrë rreth 7.5 milion shikime vetëm në kanalin në youtube“People’s Daily, China”.

Videoja ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale në pothuajse gjithë botën, ku shifrat e shikimeve kalojnë edhe milardhëshin, transmeton Korrespodenti.

Në të tregohet një vogëlush, thuajse foshnje, që kap një tub hekuri dhe përpiqet të mbrojë gjyshen e tij nga Njësia e Menaxhimit Urban që vepron në qytetet kineze për të detyruar shitësit e paligjshëm në rrugë të zbatojnë rregullat higjenosanitare, kanalizimet dhe parkimet.

I vogli u filmua duke bërtitur: “Mos e prekni gjyshen time. Ikni, mos e prekni gjyshen time”.

(Kosova Sot Online)