“Harrojnë” që janë në transmetim ‘live’, plas keq sherri mes moderatorëve televizivë

  • 28 May 2020 - 19:48
 “Harrojnë” që janë në transmetim ‘live’, plas keq sherri mes moderatorëve televizivë

Moderatorët e televizionit amerikan CNBC, Andrew Ross Sorkin dhe Joe Kernen u përplasën ashpër në transmetim direkt teksa diskutonin sesa serioze ishte pandemia e kooronavirusit.

Gjakrat “u ndezën” keq kur Kernen u përpoq ta minimizonte situatën dhe shifrën rekord të 100.000 vdekjeve dhe më shumë se 1.6 milion infektimeve në Shtetet e Bashkuara.

Kernen e ngacmoi duke thënë se Sorkin po tregohej shumë pesimist për tregjet, ndërsa kolegu I vuri në dukje se se “shumë njerëz të zgjuar” e kishin vënë në dyshim se si mund të lulëzonte tregu i aksioneve në gjendjen aktuale të ekonomisë. “E përse qenkan të zgjuar ata”, e pyeti me prepotencë Kernen.

“Ata u gabuan për 35%! Pse janë të zgjuar? Vetëm se shohin atë që kanë fiks përpara hundës? Kjo nuk i bën ata të zgjuar!” dhe Sorkin iu kundërpërgjidj duke ngritur zërin  “Joe, ju e humbët të gjithë 100% ndërsa merrnin të tatëpjetën! Dhe keni humbur 100,000 vdekje!” edhe kur u duke se situata u qetësua, ajo u ndez përsëri dhe Sorkin bërtiti: “Ah, ju nuk ju zuri paniku fare!  Vdiqën 100.000 vetë, Joe. Dhe ti nuk bëre gjë tjetër vecse ndihmove mikun tënd, presidentin! “.

Videoja bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit, por CNBC deri tani nuk ka bërë asnjë koment mbi të.

(Kosova Sot Online)