‘Nuk marr dot frymë’, kjo është videoja e tmerrshme ku polici i mori jetën 46-vjeçarit

  • 29 maj 2020 - 21:59
 ‘Nuk marr dot frymë’, kjo është videoja e tmerrshme ku polici i mori jetën 46-vjeçarit

Të martën më 26 maj, një i njeri me ngjyrë i paarmatosur u filmua nga një kalimtar dhe videoja po bën xhiron në mbarë botën.

George Floyd, 46 vjeç, u pa duke u lutur, pasi nuk mund të merrte frymë, ndërkohë që  një oficer policie në Minneapolis,  i vuri gjurin në qafë për disa minuta.

Babai i dy fëmijëve u dërgua në spital, por më vonë ndërroi jetë, duke shkaktuar zemërim në SHBA dhe në mbarë botën. Ai kishte dalë për të kërkuar punë, sepse pandemia e kishte prekur ashtu si dhe shumë njerëz në mbarë botën. George ishte futbollist.

Motra e të ndjerit ka fajësuar policinë për vdekjen e tij, duke bërë të ditur se FBI ka nisur një hetim.

Në videon e fundit të incidentit, dy oficerët e policisë mund të shihen duke larguar George-n nga makina e tij para se ta vendosnin në pranga. Ai duket se i bindet oficerëve dhe nuk i bën rezistencë arrestimit.

Pamjet e reja tregojnë George të shtrirë me fytyrën poshtë në rrugë, duke luftuar për të marrë ajër dhe duke rënkuar, “Unë nuk mund të marr frymë”, ndërsa oficeri i vuri gjurin në qafë për disa minuta.

Disa orë pasi policia njoftoi që katër oficerë të përfshirë në incident u shkarkuan të martën, mijëra protestues mbushën rrugët përreth vendit ku George vdiq duke kërkuar që ata të akuzoheshin.

Motra e George, Bridgette, ka kërkuar gjithashtu drejtësi për vëllain, duke thënë se shkarkimet nuk ishin të mjaftueshme.

“Kishte nëntë minuta që i mbante gjurin në qafë. Vetëm imagjinoni se çfarë duroi George Floyd për ato nëntë minuta, duke u lutur për frymë, duke u lutur për jetën”,- tha avokati i familjes Floyd, Benjamin Crump, për ABC.

Policia që arrestoi George Floyd ‘duhet të përballet me dënimin me vdekje’, thotë vëllai i pikëlluar. Philonise Floyd e ka quajtur ngjarjen një “ekzekutim”.

“Ata ekzekutuan vëllain tim gjatë ditës. Njerëzit e panë. Njerëzit u lutën për jetën e tij. Fëmijët ishin atje duke e parë. Askush nuk duhet të ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje.”- tha vëllai.

Më herët kryetari i qytetit tha se viktima ishte “vrarë sepse ai ishte me ngjyrë”.

Floyd ishte i paarmatosur dhe ishte akuzuar se po përpiqej të kalonte fatura të falsifikuara.

Shumë të famshëm nuk e kanë lënë pa komentuar këtë ngjarje të rëndë dhe kërkojnë që policia të dënohet.

(Kosova Sot Online)